Tragjike në Itali/ Gruaja dhe burri humbin jetën pasi bien nga ballkoni i banesës, nisin hetimet për ngjarjen

- Bota Sot

Tragjike në Itali/ Gruaja dhe burri humbin jetën pasi bien nga ballkoni i banesës, nisin hetimet për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bisceglie të Italisë, ku një çift ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së tyre gjatë një konflikti familjar.

Viktimat janë identifikuar si Patrizia Lamanuzzi dhe Luigi Gentile, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Forcat Carabinieri kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Autoritetet po shqyrtojnë disa pista, mes tyre mundësinë që 61-vjeçari të ketë shtyrë bashkëshorten e tij 54-vjeçare, duke shkaktuar rënien e saj dhe më pas edhe vdekjen e tij, ose që rënia të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë përplasjes mes tyre.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar saktësisht shkaqet e tragjedisë.



Read it all at Bota Sot