Atletico Madridi është kualifikuar për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pavarësisht humbjes 1:2 në shtëpi nga Barcelona në ndeshjen e kthimit.
Kalimi i tyre u sigurua pas fitores 0:2 nga ndeshja e parë.
Performanca e klubit të Madridit i bëri përshtypje sulmuesit legjendar francez, dhe sot Thierry Henry është komentator - ekspert për mediumin amerikan CBS.
"Duhet të flas për një lojtar, Marcos Llorente.
Ai luajti sikur të ishte në një gjendje transi.
Griezmann ishte gjithashtu i shkëlqyeshëm, por Llorente ishte fenomenal.
Uau.
Urime Atletico.
Për të eliminuar Barcelonën nga dy gara në një sezon, duhet ti përgëzosh për këtë", - tha Henry.