Enrique: Lojën e sotme do ta shikojë me një birrë para ekranit

- Bota Sot

Enrique: Lojën e sotme do ta shikojë me një birrë para ekranit

Pas triumfit 2-0 ndaj Liverpool-it, Luis Enrique ka dërguar PSG-në në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Champions League, duke konfirmuar dominimin e ri të parizienëve në Europë.

I pyetur për kundërshtarin e radhës mes Bayern Munich dhe Real Madrid, trajneri spanjoll zgjodhi të jetë totalisht i relaksuar:

"Sa herë që zgjedh një ekip, na bie tjetri. Nesër do ta shoh ndeshjen e tyre në Paris, bukur e qetë, me një birrë në dorë. Do ta shijojmë momentin dhe të shohim kush po na vjen," u shpreh ai për gazetën spanjolle AS.

Përkundër dëmtimeve të Mendes dhe Doué që mbeten për tu vlerësuar, Enrique u shfaq i kënaqur me lojën direkte të ekipit të tij, ndërsa pret fituesin e duelit të sotëm në "Allianz Arena".



Read it all at Bota Sot