“Thumbat” e Atlleticos ndaj Barcelonës

- Bota Sot

“Thumbat” e Atlleticos ndaj Barcelonës

Atlético Madridi festoi në rrjetet sociale kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League, pasi eliminoi Barcelonën në çerekfinale.

“Ne tani për tani”, – publikoi klubi me një “meme” humoristike, ndërsa më pas ndau edhe mesazhe si “mirë” dhe “si jeni” me mbi 5.1 milionë ndjekës në “X”.

Mes postimeve më të komentuara ishte një imazh me Antoine Griezmann, Ademola Lookman, Alexander Sørloth dhe Julián Álvarez me syze e kufje, në të njëjtën pozë si LeBron James, referencë ndaj postimit të Lamine Yamal për një përmbysje në Madrid.

Atlético publikoi edhe një “meme” ku një luan i Barcelonës shndërrohej në qen, si dhe një video me mesazhin “Atlético Madrid, më shumë se një klub”, duke ironizuar sloganin e njohur të Barcelonës.

Klubi madrilen kujtoi edhe golin e Lookman dhe në fund ironizoi ankesat e Hansi Flick për lartësinë e barit në stadium: “Na pëlqen aroma e barit të sapoprerë në mëngjes”, duke parafrazuar frazën e famshme nga filmi “Apocalypse Now” (1979). Rregullorja kërkon që bari të mos kalojë 3 cm lartësi në mënyrë uniforme.



Read it all at Bota Sot