Sulmuesin e Kombëtares e përfshijnë në "listën e zezë" në Premier League

- Bota Sot

Sulmuesin e Kombëtares e përfshijnë në "listën e zezë" në Premier League

Sikur të mos mjaftojnë minutat e pakta që po merr te Burnley këtë sezon, Armando Brojën po e përndjek momenti i keq edhe jashtë fushave të lojës.

Bëhet fjalë për një postim në Facebook nga faqja e njohur angleze, SPORTbible, që ka renditur 10 nënshkrimet më të këqija të bëra gjatë sezonit 2025-26 në Premier League, e ku bie në sy emri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare i cili mban vendin e 6-të. 

Sipas tyre, shkodrani nuk i ka përmbushur pritshmëritë as me lëvizjen e tij të bërë në këtë klub, pasi u largua nga Chelsea.

Edhe pse 24-vjeçari mund të justifikohet nga prezenca e dëmtimeve, gjithsesi nuk e ka shmangur pjesëmarrjen e tij në këtë "listë të zezë", çfarë konfirmon se është akoma në hije. 

Vendin e parë e mban transferimi rekord i Liverpool që bleu Alexander Isak nga Newcastle United për 145 milionë euro verën e kaluar.

Top 10-shen e përmbyll Conor Gallagher i cili la Atleticon për Tottenham, skuadër e cila rrezikon seriozisht qëndrimin në Angli.



Read it all at Bota Sot