Kylian Mbappe vazhdon të thyejë rekorde dhe të vendosë standarde të reja në futbollin evropian.
Sulmuesi francez është bërë lojtari i parë në histori që arrin shifrën e 10 golave në ndeshje si mysafir brenda një sezoni të vetëm, i fundin para pak minutash ndaj Bayern Munich.
Ylli i Real Madrid ka qenë vendimtar larg “Santiago Bernabeut”, duke shënuar në stadiume të vështira dhe ndaj kundërshtarëve të fortë, çka e bën këtë arritje edhe më mbresëlënëse.
Forma e tij fantastike këtë edicion po konfirmon edhe një herë statusin e Mbappé si një nga futbollistët më të mirë në botë, ndërsa kontributi i tij ka qenë kyç në objektivat e skuadrës madrilene.
Ky rekord historik e vendos francezin në një tjetër nivel, duke treguar se ai është po aq i rrezikshëm jashtë fushe sa edhe në shtëpi.