Kosova U19 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje minimale 0-1 ndaj Lituanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ndeshja është vendosur në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur ka shënuar Jokubaityte, duke i dhënë fitoren skuadrës lituaneze.
Pavarësisht humbjes, Kosova vazhdon të mbetet në garë për një vend që siguron promovimin në Ligën A. Pas dy ndeshjeve, Kosova ka një fitore dhe një humbje, me golaverazh pozitiv 6:1 dhe tri pikë të grumbulluara.
Në renditje, kryeson Ishujt Faroe me gjashtë pikë, pas dy fitoreve bindëse. Kosova mban vendin e dytë, e ndjekur nga Lituania dhe Moldavia.