Ylli i mbrëmjes te Reali revoltohet me gjyqtarin

- Bota Sot

Ylli i mbrëmjes te Reali  revoltohet me gjyqtarin

Real Madrid është eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve. Bajerni e mposhti 4:3 në Mynih, ndërsa kishte fituar edhe sfidën e parë në transfertë.

Çdo gjë po shkonte sipas llogarive te madrilenët, derisa Kamavinga u ndëshkua me karton të kuq. Ky i fundit nuk u fal nga slloveni Slavko Vinçiç.

Më pas erdhën edhe dy golat e Bajernit.

Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të FIFA-s, solli edhe revoltën e lojtarëve të Realit ndaj tij. Vinicius, Bellingham dhe Gyler ishin protagonistë kryesorë, ndërsa ky i fundit u ndëshkua edhe me karton të kuq.

Bajerni do të përballet në gjysëmfinale me PSG-në. Reali rrezikon të mbyllë një tjetër sezon pa trofe.



Read it all at Bota Sot