Arda Güler ndëshkon Neuerin, portieri gjerman pranon fajin pas ndeshjes

- Bota Sot

Arda Güler ndëshkon Neuerin, portieri gjerman pranon fajin pas ndeshjes

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka pranuar gabimin e tij në ndeshjen ndaj Real Madridit, e cila përfundoi me fitoren 4-3 të skuadrës gjermane në çerekfinalen e kthimit të Ligws sw Kampionwve.

Në këtë përballje, Neuer gaboi që në fazat e hershme të lojës, duke dhënë një pasim të pasaktë që u shfrytëzua nga Arda Güler për të realizuar golin e parë për madrilenët. Mesfushori turk ishte një nga lojtarët më të dalluar, duke shënuar edhe një gol tjetër nga goditja e dënimit.

Pas ndeshjes, portieri gjerman pranoi përgjegjësinë për këtë moment vendimtar, duke theksuar: “Në fakt doja t’ia kaloja topin Stanit, por nuk e godita mirë. Güler bëri shumë mirë me gjuajtjen e parë. Gjithashtu pamë më vonë me goditjen e dënimit se ai ka një këmbë të majtë shumë të mirë.”, tha Neuer.

Megjithatë, pavarësisht këtij gabimi, Bayerni arriti të ruajë avantazhin dhe të sigurojë një fitore të rëndësishme, ndërsa Neuer u rikthye me disa pritje vendimtare gjatë ndeshjes, përfshirë edhe një ndërhyrje ndaj Kylian Mbappé.



Read it all at Bota Sot