Pasi la Kosovën për Shqipërinë, merr një tjetër vendim

- Bota Sot

Pasi la Kosovën për Shqipërinë, merr një tjetër vendim

Etnik Brruti është shumë pranë largimit nga Malisheva.

Mesfushorit 22-vjeçar i përfundon kontrata me ekipin e Superligës së Kosovës në qershor të këtij viti dhe nuk pritet të ketë rinovim.

Në këto kushte, largimi i Brrutit duket i sigurt.

Sipas burimeve për mediat, 22-vjeçari është shumë pranë transferimit në elitën e futbollit kroat, tek skuadra e Rijekës.

Për futbollistin nga Kaçaniku do të ishte një hap i madh në karrierë dhe hera e parë që do të luante jashtë Kosovës.

Kujtojmë që Brruti u kthye në “mollë sherri” mes shqiptarë disa muaj më parë.

Ai zgjodhi që të largohej nga Kosova U21 ku ishte kapiten, për të zgjedhur të vazhdojë me ngjyrat kuqezi, ku aktualisht ftohet nga Alban Bushi te Shpresat.



Read it all at Bota Sot