Carvajal shpërtheu ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

- Bota Sot

Carvajal shpërtheu ndaj gjyqtarit pas ndeshjes

Ndeshja mes Bayern Munich dhe Real Madrid u mbyll me tensione të forta, ku episodi kryesor ishte përjashtimi i Eduardo Camavinga me karton të kuq pas dy të verdhave.

Francezi u ndëshkua për herë të dytë pasi mbajti topin pas një faulli të kryer prej tij, vendim që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga lojtarët madrilenë.

Në momentin e përjashtimit, rezultati i përgjithshëm ishte ende i barabartë, por kjo situatë ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes. Me një lojtar më pak në fushë, Real Madridi humbi ekuilibrin dhe vetëm pak minuta më vonë, Bayerni arriti të shënojë golin vendimtar që vulosi eliminimin e spanjollëve nga UEFA Champions League.

Indinjata në kampin madrilen ishte e dukshme, me disa lojtarë që nuk arritën të përmbanin nervozizmin e tyre ndaj vendimit të arbitrit. Një prej tyre ishte kapiteni Dani Carvajal, i cili nuk luajti asnjë minutë në këtë sfidë, por u kap nga kamerat duke protestuar ashpër.

Sipas pamjeve të transmetuara nga Movistar, Carvajal iu drejtua arbitrit: “Është faji yt, i mallkuar”. Ky episod vetëm sa shtoi më shumë polemikat rreth arbitrimit në këtë përballje vendimtare.



Read it all at Bota Sot