Bayerni bën gati 80 milionë paund për yllin e Newcastles

- Bota Sot

Bayerni bën gati 80 milionë paund për yllin e Newcastles

Ylli i Newcastle United, Anthony Gordon, është i hapur për t’u larguar nga “St James’ Park” gjatë merkatos së verës, mes interesimit të disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Sulmuesi 25-vjeçar është një nga emrat kryesorë që mund të largohet nga “Magpies”, sidomos nëse skuadra dështon të sigurojë një vend në kompeticionet europiane. Përveç tij, në listën e lojtarëve të kërkuar janë edhe Sandro Tonali, Bruno Guimaraes dhe Tino Livramento.

Sipas raportimeve të “The Telegraph”, për Gordon kanë shfaqur interes Arsenal dhe Bayern Munich, ndërsa në garë mund të rikthehet edhe Liverpool, që ishte pranë transferimit të tij në vitin 2024.

Vetë lojtari është i interesuar të shqyrtojë opsionet e tij, por preferon që e ardhmja të zgjidhet përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë. Megjithatë, Newcastle United nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë ish-lojtarin e Everton, duke vendosur një çmim mbi 80 milionë paund.

Nga ana tjetër, Arsenal mbetet favorit për firmën e tij, madje sipas raportimeve ka përgatitur një ofertë fillestare prej 75 milionë paundësh. Ndërkohë, Bayern Munich po shqyrton një ofertë më të ulët, rreth 55-60 milionë paund, e cila pritet të refuzohet nga drejtuesit e klubit anglez.



Read it all at Bota Sot