Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të ashpra, dhjetëra të vrarë

- Bota Sot

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme të ashpra, dhjetëra të vrarë

Rusia ka ndërmarrë sulmin më vdekjeprurës të këtij viti ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, dhe qyteteve të tjera, duke lënë të paktën 17 të vrarë, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, si dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas autoriteteve, sulmet janë kryer me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe objekte civile, raporton Reuters.

Ndërkohë, në Rusi, një sulm i madh me dronë ukrainas në portin e Detit të Zi, Tuapse, ka lënë të vdekur dy persona, përfshirë një vajzë 14-vjeçare, dhe ka plagosur shtatë të tjerë.

Autoritetet ruse bëjnë të ditur se sulmi ka shkaktuar edhe një zjarr të madh në zonën e portit, i cili është një qendër e rëndësishme për eksportin e naftës, qymyrit dhe plehrave kimike.



Read it all at Bota Sot