Çeferin vizitë zyrtare në FFM

- Bota Sot

Çeferin vizitë zyrtare në FFM

Presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Federata e Futbollit të Maqedonisë, me ftesë të kreut të saj Masar Omeragiç.

Vizita konfirmon marrëdhëniet e forta mes FFM-së dhe UEFA-s, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e futbollit në vend. Në delegacion ishin edhe Zoran Lakoviç dhe Denis Bastari.

Gjatë qëndrimit, Çeferin zhvilloi takime edhe me përfaqësues të lartë shtetërorë, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e sportit Borko Ristovski.

Në fokus të bisedimeve ishin projektet infrastrukturore dhe zhvillimi i kategorive të reja, ndërsa vizita pritet të sjellë bashkëpunime të reja konkrete për futbollin në Maqedoni.



Read it all at Bota Sot