Performanca historike e Arda Guler në shtypin evropian: Ai u bë makthi i Neuerit!

- Bota Sot

Performanca historike e Arda Guler në shtypin evropian: Ai u bë makthi i Neuerit!

Futbollisti 21-vjeçar i kombëtares turke, Arda Guler, i cili luan për Real Madridin, bëri bujë në shtypin evropian me dy golat e tij kundër Bayern Munihut në çerekfinalen e Champions League.

Thyerja e 5 rekordeve nga Arda Guler me golat e tij kundër Bayern Munih në çerekfinale u paraqit në shtypin ndërkombëtar.

Në ndeshjen çerekfinale të garës më të madhe të futbollit evropian për klube, ku Real Madridi u eliminua nga Bayern Munih, futbollisti i kombëtares turke shënoi dy herë në ndeshjen e kthimit. 

Arda Guler, i cili gjeti rrjetën nga afërsisht 30 metra në sekondën e 35-të të ndeshjes, shënoi gjithashtu nga një goditje dënimi në minutën e 29-të.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: "Real Madridi shënoi në vetëm 35 sekonda të një pjese të parë marramendëse që pa pesë gola. 21-vjeçari Guler e çoi Real Madridin në avantazh 1:2 në minutën e 29-të duke e dërguar topin sipër Neuerit nga një goditje dënimi".

Britanikja “BBC Sports” shkroi me titull: "Makthi i Neuerit, fitorja e Gulerit" dhe komentoi: "Goditja e dënimit ishte në një pozicion të mirë, por Arda Guler e dërgoi topin përtej murit me një gjuajtje fantastike në cepin e sipërm.

Çfarë goli i bukur!"

“Yahoo Sport’ shkroi: "Gabimi i pazakontë i portierit të Bayernit, Manuel Neuer, vetëm 35 sekonda pas fishkëllimës së parë i lejoi Gulerit të kalonte mysafirët në avantazh, por goli i barazimit i Aleksandar Pavlloviq në minutën e 6-të përgatiti skenën për një ndeshje shumë të hapur.

Goditja e dënimit madhështore e Gulerit barazoi përsëri rezultatin e përgjithshëm".

Gazeta spanjolle ‘Marca”, me nën titullin:  "Nga gabimi i papritur i Neuerit... te goli madhështor i Arda Gulerit".

"Real Madridi shënoi gola falë mjeshtërisë dhe aftësisë së Arda Gulerit."

Uebsajti “sports Goal” shkroi: "As Cristiano Ronaldo nuk mundi ta bënte këtë. Arda Guler i Real Madridit theu një rekord të vjetër të mbajtur nga Alessandro Del Piero dhe bëri histori kundër Bayernit në më shumë se një rast".

Gazeta gjermane “Bild” komentoi: "Arsyeja pse Real Madridi arriti të mbante gjallë shpresat e tyre për të avancuar për kaq gjatë ishte Arda Guler. Sulmuesi e çoi Real Madridin dy herë përpara në ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Bayernit."

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, tha: "Arda Güler pati gjysmën më të mirë të orës që do të ketë ndonjëherë me fanellën e Real Madridit.

Dy gola madhështorë, i dyti edhe më i mirë se i pari".
Ish-lojtari i Real Madridit, Steve McManaman, deklaroi: "Guler shihej si personi për të zëvendësuar Luka Modriçin.

Tani, edhe para Alvaro Arbeloas, atij i ishte dhënë besim i madh nga Xabi Alonso"..



Read it all at Bota Sot