Ronald Koeman bëri analizën e tij për Barcelonën, e eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke prekur disa tema kyçe. Për pritshmëritë: “Janë shumë vite pa Champions te një klub si Barça.
Me skuadrën që ka pasur dhe epokën e Lionel Messi, kjo është e çuditshme. Sot është e vështirë të fitosh një kampionat, aq më shumë Champions-in. Janë më pak ndeshje dhe eliminimi vjen shpejt”.
Për stilin e Hansi Flick: “Mund të bëhet kampion me këtë stil. Është kënaqësi ta shohësh si luan skuadra, por në momente kyçe rrezikon shumë. Linja e lartë kërkon presion perfekt, përndryshe kundërshtarët krijojnë 3-4 raste”.
Për arbitrat: “Është e ekzagjeruar t’i fajësosh vetëm ata. Në rastet e kartonëve të kuq, mund të jepen. Penalltia e paakorduar është tjetër gjë. Kur je brenda klubit mendon ndryshe, por nga jashtë duket e tepruar”.
Për Yamal: “Është një talent i madh dhe do të vendosë ndeshje.
Është normale që merr përgjegjësi. Brenda dy vitesh mund të bëhet lider i vërtetë”.
Për obsesionin Champions: “Barça mbetet klub i madh. Kampionati është baza, por Champions-i ka peshë të madhe, edhe ekonomike. Çdo vit bëhet më vendimtar”.
Për Frenkie de Jong: “Kritikat nuk janë të drejta, është lojtar kyç. Kur hyn pak minuta në lojë, është e vështirë ta ndryshosh ndeshjen. Nëse ndihet mirë, është shumë i rëndësishëm për Barçën”.