Barcelona me propozim të ri për Interin

- Bota Sot

Barcelona me propozim të ri për Interin

Tashmë dihet që prioriteti kryesor i Barcelonës për merkaton e verës është transferimi i Julian Alvarez dhe Alessandro Bastonit. Matteo Moretto zbulon se kanë nisur kontaktet fillestare midis klubeve për të diskutuar detajet e transferimit.

Sipas raportimit në fjalë, për të ulur koston e transferimit të Bastonit që mendohet të jetë jo më pak se 70 milionë euro, Barcelona do t’i propozojë Interin të përfshihet në marrëveshje edhe Hector Fort.

19-vjeçari që luan si mbrojtës i krahut të djathtë, aktualisht është i huazuar te Elche dhe kosniderohet si një lojtar me të ardhme të madhe. Vlera e tij në treg llogaritet 12-15 milionë euro.

Megjithatë, Inter duket më shumë i prirur për të pranuar vetëm një ofertë që përfshin 70 milionë euro direkt dhe nuk është i interesuar për lojtarë të tjerë në marrëveshje.



Read it all at Bota Sot