Finalja e madhe e Tiranës luhet nesër në ‘Shtëpinë e Futbollit’

- Bota Sot

Finalja e madhe e Tiranës luhet nesër në ‘Shtëpinë e Futbollit’

“Shtëpia e Futbollit” do të mirëpresë nesër një nga momentet më të rëndësishme të turneut “Replay Snack Elka Cup 2026” për zonën e Tiranës, ku do të zhvillohet finalja e madhe mes shkollave “Petro Nini Luarasi” dhe “Qemal Stafa”.

Takimi është planifikuar të luhet në orën 14:00 dhe pritet të sjellë emocione të veçanta, ndërsa dy ekipet do të garojnë për një vend në fazën kombëtare.

Skuadra fituese do të përfaqësojë Tiranën përballë 7 ekipeve më të mira nga të gjitha shoqatat rajonale të Shqipërisë, duke synuar trofeun në nivel kombëtar.

“Replay Snack Elka Cup” është një turne i zhvilluar nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Arsimit, me mbështetjen e kompanisë Replay.

Ky turne synon të promovojë futbollin në shkolla dhe të frymëzojë të rinjtë drejt një jetese aktive dhe të shëndetshme përmes sportit.



Read it all at Bota Sot