Kombëtarja e Zvicrës mund të vazhdojë të mbështetet te kapiteni i saj.
Siç selektori i Zvicrës Murat Yakin ekskluzivisht në emisionin e futbollit “Heimspiel”, rekordmeni i kombëtares synon të vazhdojë të luajë edhe pas Kupës së Botës.
Murat Yakin, konfirmoi në emisionin “Heimspiel” se kapiteni Granit Xhaka synon të vazhdojë karrierën e tij me kombëtare edhe pas Kupës së Botës.
Yakin është ambicioz për Kupën e Botës dhe sheh potencial të madh në ekip. Qëllimi është të luhet Kupa e Botës më e mirë në historinë e Zvicrës.
“Pas disa vështirësive fillestare në vjeshtën e vitit 2023, për shembull, Granit Xhaka kritikoi publikisht mungesën e intensitetit në stërvitje, kapiteni dhe Murat Yakin kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Tani duket se nuk ka më vend për konflikt mes këtyre dy personaliteteve të forta. Edhe pas UEFA Euro 2024, kur e ardhmja e Yakin ishte ende e pasigurt, Xhaka kishte dalë në mbështetje të qëndrimit të tij.
Kontrata e Yakin tani zgjat deri në Euro 2028.
Nëse kombëtarja zvicerane do të duket ndryshe deri atëherë mbetet për t’u parë. Lojtarët kyç si: Granit Xhaka (32 vjeç), Ricardo Rodriguez (32 vjeç), Remo Freuler (32 vjeç), Silvan Widmer (31 vjeç), do të jenë tashmë në një moshë më të avancuar për futbollistët”, shkruan media zvicerane “Bluewin”.
Në pyetjen nëse kjo është “mundësia e fundit” për Xhakën, trajneri u përgjigj:
“Jo, absolutisht jo.
Nuk mund ta imagjinoj këtë.
Sa kohë që ai është në këtë gjendje fizike, do të luajë sa më gjatë që të jetë e mundur”.
Ai shtoi: “E di gjithashtu nga ai se do të vazhdojë edhe pas Kupës së Botës.
Jam i lumtur për këtë. Ai gjithmonë duhet të jetë në formë dhe në kulmin fizik”.
Rekordmeni i kombëtares me 144 paraqitje do të mbetet, në rrethana normale, lideri i ekipit zviceran.