Çështja e kreut të ri të Federatës Italiane të Futbollit, vetëm dy kandidatë deri tani në garë

- Bota Sot

Çështja e kreut të ri të Federatës Italiane të Futbollit, vetëm dy kandidatë deri tani në garë

Sipas La Gazetta Dello Sport, vetëm Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete do kandidojnë për të zëvendësuar Gabriele Gravinën në krye të Federatës Italiane të Futbollit.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se asnjë ish-lojtar italian nuk do jetë në garë.

Asnjë nga kandidatët nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën, por Malago është kandidati që Serie A formalisht ka zgjedhur.

Çdo kandidati i duhet një shumicë prej 51% të votave për t’u zgjedhur si president i federatës.

Raportohet se Malago dhe Abete kanë filluar tashmë bisedimet me pjesëtare të tjerë të panelit që do votojnë.

Presidenti i Asociacionit të Lojtarëve, Umberto Calcagno, që ka rreth 20% të votave si dhe president i Asociacionit të trajnerëve, Renzo Ulivieri që zotëron rreth 10% të votave raportohet se janë takuar me Malagon në Romë të mërkurën ndërsa Abete do bëjë të njëjtën gjë sot.

Abete dhe Malago ende nuk e kanë zbuluar programin e tyre për 4 vitet e arshme në krye të Federatës Italiane.

Sipas La Gazetta Dello Sport, Asociacioni i lojtarëve italianë nuk do dërgojë asnjë ish-lojtar italian si kandidaturë për kreun e ri të Federatës Italiane.

Në javët e fundit, mediat italiane kishin propozuar emra si Alessandor Del Piero, Paolo Maldini si dhe Demetrio Albertinin, si kandidatë potencial për të zëvendësuar Gravinën si numri një i Federatës Italiane të futbollit.



Read it all at Bota Sot