Sot do të bëhet varrimi i babait dhe dy fëmijëve që humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu dje pasdite në një banesë në Malishevë.
Si pasojë e tymit të dendur, jetën e humbi një 35-vjeçar së bashku me dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Varrimi i tyre do të bëhet në fshatin Gurbardh të Malishevës.
Duke filluar, nga ora 18:00.