Ish-ylli i Real Madridit dhe Brazilit, Marcelo po e shijon pensionimin e tij.
Braziliani, kishte qenë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe cilësohet si një legjendë e Real Madridit.
Por me “Seleçaon”, Marcelo fitoi vetëm një trofe atë të Kupës së Konfederatës në vitin 2013.
Ai më tej shprehu keqardhjen e tij për mosarritjen që ta fitojë trofeun e Kupës së Botës, të 6-n me Brazilin, ku tha se do t’i shkëmbente tërë suksesin e tij në Ligën e Kampionëve me Kupën e Botës.
“A do t’i ndërroja pesë trofetë e Ligës së Kampionëve me Real Madridin për fitimin e Kupës së Botës me Brazilin? Kjo pyetje është e madhe. Do të jem i sinqertë: Po, do t’i shkëmbeja”, u shpreh Marcelo.