Bayerni mund të shpallet kampion në këtë fundjavë

- Bota Sot

Bayerni mund të shpallet kampion në këtë fundjavë

Bayern Munich është shumë pranë shpalljes kampion në Bundesligë, me rekordmenët që mund të sigurojnë titullin e 35-të që këtë fundjavë.

Muaji prill është vendimtar për bavarezët, të cilët kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e Champions League pas triumfit ndaj Real Madridit, ndërsa janë ende në garë edhe në Kupën e Gjermanisë.

Në kampionat, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany kryeson bindshëm, me 12 pikë më shumë se Borussia Dortmund, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund.

Titulli mund të vendoset që në javën e 30-të, në varësi të rezultateve të kësaj fundjave.

Nëse Dortmundi gabon në transfertë, atëherë Bayernit mund t’i mjaftojë edhe një barazim për të siguruar matematikisht trofeun.

Ndërkohë, nëse rivalët marrin pikë, bavarezët do të duhet të fitojnë në “Allianz Arena” ndaj VfB Stuttgart për të festuar titullin.

Gjithçka është në dorën e Bayernit, i cili është shumë pranë një tjetër sezoni dominues në futbollin gjerman.



Read it all at Bota Sot