Florentino Perez befason, i shkruan letër futbollistes nga Kosova! Ja arsyeja

- Bota Sot

Florentino Perez befason, i shkruan letër futbollistes nga Kosova! Ja arsyeja

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe drejtori i zhvillimit, Emilio Butragenio i kanë shkruar një mesazh urimi futbollistet së famshme nga Kosova që jeton në Suedi, Kosovare Asllanit.

Futbollistja e njohur i është nënshtruar sot një operimi pas një lëndimi të rëndë që ka pësuar në ligament.

Dy drejtuesit e Realit i kanë uruar shërim të shpejt dhe rikthim në fushë Kosovares tonë.

Letra

Kosovare Asllani ka qenë për tre vite futbolliste e Real Madridit dhe kontributin e saj s’e kanë harruar dy drejtorët e Realit.

"E dashur Kosovare,

Në emër të të gjithë atyre që formojmë Real Madrid C.F., dhe veçanërisht të presidentit tonë, Florentino Pérez, dua të të përcjell urimet tona më të mira për një rikuperim sa më të shpejtë nga dëmtimi yt.

Me shumë dashuri.

Një përqafim i fortë.

Emilio Butragueño

Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale", shkruan në letër..



Read it all at Bota Sot