Bastoni i pari që sakrifikohet,

- Bota Sot

Bastoni i pari që sakrifikohet,

Interi ka prekur me njërën dorë titullin në Serie A, por ky detaj nuk pengon aspak drejtuesit zikaltër të përgatisin një revolucion në shkallë të gjerë, në kuadër të sezonit të ri, kjo e kushtëzuar nga shumë detaje.

Hapi i parë është rinovimi i kontratës me Cristian Chivu, një lëvizje kjo për t’i dhënë më shumë fuqi dhe besim teknikut rumun.

Hapi i dytë është hapja e zyrtare e negociatave me Barcelonën për transferimin e Alesandro Bastonit.

Qendërmbrojtësi “azzurr” është gati të largohet jo vetëm nga Inter, por dhe nga Italia.

Përcaktues në këtë vendim janë ngjarjet e fundit, me Bastonin që është kthyer në një shënjestër në çdo stadium ku luan Inter.

Në të njëjtën kohë, Bastoni shihet si i përzgjedhuri i klubit për t’u sakrifikuar, ku me parat e fituara nga shitja e tij do të riformulojnë edhe një herë nga e para repartin defensivë.

Nga Milano pritet të largohen lojtarë si Francesco Acerbi, Stefan de Vrij dhe Matteo Darmian, të tre do të largohen falas pasi janë futur në vitin që i përfundon kontrata. Nëse vjen ndonjë ofertë e duhur mund të largohet edhe Carlos Augusto.

Një çështje e hapur është edhe ajo e Denzel Dumfries, me të ardhmen e holandezit që nuk është aspak e sigurt. Për Dumfries ka një interesim të fortë nga disa klube në Premier League, por mbetet një opsion konkret edhe për Bayern Munich.



Read it all at Bota Sot