Xhampiero Gasperini është shfaqur para mediave për konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes së Romës ndaj Atalantës.
Por vëmendja ka qenë kryesisht të “lufta në familje” që ka shpërthyer te Roma, ku atij i është kundërvënë Klaudio Ranieri, këshilltari i familjes Fridkin.
Gasperini e ka cilësuar një surprizë deklaratën e fundjavës së kaluar nga Ranieri, duke theksuar se kishte qëndruar i qetë pikërisht për të shmangur probleme për ekipin në një moment delikat të sezonit.
“Kjo intervistë e së premtes krijoi këtë situatë. Për mua, ishte vërtet një surprizë e pabesueshme.
Nuk ka pasur kurrë një ton të ndryshëm midis meje dhe Ranierit, si në konferencat për shtyp ashtu edhe në marrëdhëniet tona të drejtpërdrejta. Ishte e papritur dhe në të gjithë këta muaj nuk e kisha pasur kurrë këtë ndjesi apo këtë ton prej tij.
Që nga ai moment, unë isha i shqetësuar vetëm që së pari, të mos përgjigjesha dhe së dyti, të përpiqesha, edhe nëse isha i përfshirë pa dashje, të mos krijoja asnjë lloj dëmi, asnjë lloj vështirësie, kryesisht për ekipin dhe gjithashtu nga respekti për tifozët.
Kishte 60000 njerëz, do të ketë ndoshta 60000 apo edhe më shumë nesër, që vinin në stadium për të parë ndeshjen, një ndeshje të rëndësishme, të nivelit të lartë, ku ne kemi ende shanse për të luajtur.
Dhe mendoj se kjo është gjëja e rëndësishme. Dhe kështu që do të doja shumë që ne të flisnim për këtë, veçanërisht sepse nuk kam folur gjithë javën pavarësisht gjithçkaje që më ka rënë përsipër, gjë që do të doja ta parandaloja, por ishte e pamundur.
Më është dashur të duroj të gjithë presionin mediatik. Nuk kemi asnjë alibi, nesër kemi një ndeshje, jemi në fazat e fundit të sezonit. Do të jetë më e rëndësishme për ne sesa për ta. U përpoqa ta zhvendosja fokusin në fushë pa dhënë justifikime ose pa krijuar trazira, ky ishte qëllimi im. Tani le të luajmë dhe të shohim”, tha Ranieri në konferencën për mediat.