Real Madridi dhe PSG “përplasën” për një vend në finale të Youth League!
Sot është dita e talenteve të mëdhenj, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain do të ballafaqohen në kuadër të gjysmëfinales së UEFA Youth League.
Ky takim shihet si një finale para finales, ku yjet e ardhshme të futbollit botëror do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre në skenën më të madhe evropiane për të rinj.
Ndeshja do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:45.