Ylli i futbollit të Kosovës që e do Barcelona: Nuk i pati mundësitë

- Bota Sot

Ylli i futbollit të Kosovës që e do Barcelona: Nuk i pati mundësitë

Sulmuesi i Hoffenheimit dhe Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është kthyer në një nga emrat më të lakuar në Bundesligën gjermane këtë sezon, duke kontribuuar në formën e mirë të skuadrës me gola dhe asistime në vitin e tij të parë si titullar.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bundesligës, 23-vjeçari ka treguar sekretet e formës së tij të lartë dhe krenarinë që ndjen duke përfaqësuar Kosovën.

 Asllani u shpreh se suksesi i tij vjen si pasojë e punës që nuk e ndali kurrë, edhe kur gjërat nuk dukeshin premtuese gjatë huazimeve te Austria nga Vjena dhe Elversberg

. “Përpiqem ta shijoj futbollin dhe të argëtohem. Kur jam i lumtur, luaj futbollin tim më të mirë,” tha sulmuesi, duke shtuar se e sheh profesionin e tij si një hobi që u bë punë.

Për Asllanin, qëndrimi me këmbë në tokë vjen nga edukimi familjar dhe sakrificat e prindërve të tij që ikën nga lufta.

“Në një farë mënyre po jetoj ëndrrën e babait tim – ai dëshironte të bëhej futbollist profesionist, por nuk i pati mundësitë”, u shpreh ai.
Për sa i përket përfaqësueses,

Asllani ka qenë protagonist kryesor për Kosovën, duke shënuar gola vendimtarë në kualifikimet për Botëror dhe në gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Sllovakisë. Ai deri më tani ka shënuar katër gola në 14 paraqitjet e para me “Dardanët”.

Ndonëse Hoffenheimi po kalon një moment rënieje pas një fillimi fantastik, ekipi mbetet në top-gjashtëshen e tabelës. Asllani e sheh përballjen e radhës kundër Dortmundit (vendi i dytë) si një mundësi të shkëlqyer për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
“Dortmundi është i dyti për një arsye, por ne do të fokusohemi te vetja dhe do të japim gjithçka”,
përfundoi ai..



Read it all at Bota Sot