E ardhmja e Rafael Leaos te Milani duket gjithnjë e më e pasigurt, me sulmuesin portugez që mund të largohet gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve nga “Diario Sport”, klubi kuqezi është i hapur për shitjen e lojtarit, duke ulur kërkesën financiare në rreth 50 milionë euro.
Marrëdhënia e tensionuar me trajnerin Massimiliano Allegri dhe mungesa e vazhdimësisë në paraqitje kanë bërë që Leao të mos konsiderohet më i paprekshëm në “San Siro”.
Në këtë situatë, drejtuesit e Milanit synojnë të përfitojnë financiarisht, duke lehtësuar edhe strukturën e pagave në skuadër.
Nga ana e tij, lojtari preferon të qëndrojë në Evropë, pavarësisht interesit nga klubet e Arabisë Saudite.
Destinacioni i preferuar i Leaos është Barcelona, një klub për të cilin ai ka shprehur hapur admirimin.
Së fundmi, portugezi publikoi një imazh të Ronaldinho në një “El Clasico”, duke e cilësuar legjendën braziliane si më të mirin.
Interesi i Barcelonës lidhet edhe me kërkimin për një sulmues anësor, në një kohë kur e ardhmja e Marcus Rashford mbetet e paqartë.
Gjithashtu, marrëdhënia e mirë mes klubit katalanas dhe agjentit Jorge Mendes mund të luajë rol kyç në realizimin e transferimit.