Gvozdenoviq: Kemi mungesa, por synojmë maksimumin në Durrës

- Bota Sot

Gvozdenoviq: Kemi mungesa, por synojmë maksimumin në Durrës

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviq ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet të shtunën në orën 19:00 në “Niko Dovana”.

Tekniku vlerëson kundërshtarin, por thekson se verdheblutë synojnë maksimumin e pikëve në këtë transfertë të vështirë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Teuta është një kundërshtar i fortë.

Kemi disa mungesa në formacion, por jam i bindur se edhe ata që do të futen në fushë do të japin maksimumin. Jemi gati për këtë takim.

Ne shohim vetëm ndeshjet tona, nuk na interesojnë ndeshjet e rivalëve.

Tani jemi në një fazë delikate të kampionatit, janë 5 javët e fundit dhe ne jemi të përqendruar vetëm te skuadra jonë që të marrim maksimumin në këto ndeshje të mbetura”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviq.



Read it all at Bota Sot