Shkëndija e Tetovës, kampion në fuqi, ka marrë tre pikë jetike një stadiumin në Kavadar, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Tikveshit në kuadër të javës së 28-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija ka sunduar gjatë kësaj sfide, duke dëshmuar se është në formën më të mirë.
Futbollistët Meliqi në minutën e 21-të, Ibraimi në të 36-tën, Latifi (44’) - shënuan për fitoren e thellë.
Shkëndija kryeson me 67 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Vardari që gjendet në pozitën e dytë.
Tikveshi është në vend të pestë me 40 pikë të grumbulluara.