Murataj: Duam 3 pikët, jemi në rrugë të duhur për të dy trofetë

- Bota Sot

Murataj: Duam 3 pikët, jemi në rrugë të duhur për të dy trofetë

Mesfushori i Vllaznisë, Edon Murataj ka folur për mediat në një konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 16:00 dhe do të transmetohet në RTSH. 23-vjeçari ka folur për objektivat dhe gjendjen e skuadrës shkodrane në këtë fund sezoni.

“Vora është një ekip i fortë që nuk duhet nënvlerësuar. Edhe pse janë poshtë në renditje, nuk do të thotë që janë ekip i lehtë. Por ne do shkojmë nesër për maksimumin, do shkojmë për tre pikë dhe asgjë më pak.

Vendi i parë? Normale, tashmë kjo është synimi ynë, të mbajmë vendin e parë, të shkojmë me avantazh në Final Four edhe synimi jonë është të dalim kampion, duke qenë në rrugën e duhur.

Jemi në rrugë të duhur për të dy trofetë. Pse të mos i marrim të dy? Është një ndeshje e vështirë me Dinamon, po tani jemi të fokusuar te ndeshja me Vorën nesër edhe të marrim tre pikët nesër dhe pastaj vazhdojmë.

E ardhmja? Të them të drejtën unë jam i kënaqur këtu në Shkodër, po akoma s’kemi folur, s’kemi biseduar për këto. Jemi të fokusuar këtë sezon që të marrim çfarë duhet të marrim dhe pastaj do shohim”, ka thënë mes të tjerash Murataj.



Read it all at Bota Sot