Sassuolo ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Como-s në ndeshjen hapëse të javës së 33-të të Serie A, duke rikthyer buzëqeshjen pas humbjes së fundit ndaj Genoa-s dhe duke thelluar krizën e skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas.
Në “Mapei Stadium”, ishin emilianët e trajnerit Fabio Grosso që dominuan momentet vendimtare të ndeshjes.
Golat e Volpato-s dhe Nzola-së i dhanë tri pikë të çmuara Sassuolo-s, ndërsa për Como-n nuk mjaftoi paraqitja dhe goli i Nico Paz.
Kjo humbje rëndon situatën e Como-s, që ka marrë vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit, duke humbur terren në garën për zonën e Champions League. Skuadra e Fabregasit tashmë rrezikon të mbetet pas rivalëve direktë.
Nga ana tjetër, kjo fitore e Sassuolo-s favorizon ekipet si Juventusi dhe Milani, që mund të përfitojnë në renditje dhe të afrohen më shumë me objektivat e tyre europianë.
Për Grosso-n, kjo është një përgjigje e mirë pas disfatës së fundit, ndërsa për Fabregas-in situata bëhet gjithnjë e më e vështirë në këtë fazë vendimtare të sezonit.