Pavarësisht fitoren 3:1 kundër Rayo Vallecano në mes të Athinës, AEK u eliminua nga Conference League, pasi ishin mposhtur para një javë në Spanjë 0 – 3.
Mbrojtësi i Kombëtares Stavro Pilo ishte në fushë nga minuta e parë, ndërsa asistoi te goli i Zini, minuta e 13-të. Shqiptari hodhi topin në zonë, pas rivënies me duar, ndërsa mesfushori nga Angola e dërgoi topin në rrjetë.
Pas eliminimit, Pilo ka shpërndarë postim në rrjetin social “Instagram”, teksa shkruan: “Një udhëtim që filloi në fund të korrikut dhe përfundoi në mesin e prillit.
Një udhëtim me tre kualifikime radhazi, stadiumi i mbushur plot e përplot për të gjitha ndeshjet evropiane. Ndeshja me Anderlehtin, udhëtimi për në Firence, ekipi, njerëzit, të gjithë së bashku!
Ky udhëtim u përfundua me krenari dhe me kokën lart. Ky udhëtim ishte vetëm fillimi! Faleminderit!”. Në postimin e Pilo, ka komentuar edhe mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu, ku i fundit pjesë e Rayo Vallecano. Shqiptari u përzgjodh edhe në formacionin më të mirë sipas "SofaScore"..