Llapi me lajm të mirë për tifozët

- Bota Sot

Llapi me lajm të mirë për tifozët

Klubi i futbollit Llapi i Podujevës ka një lajm të mirë për tifozët në prag të ndeshjes me Prishtinën, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“KF Llapi njofton opinionin publik dhe tifozët se Komisioni i Ankesave – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës sonë dhe analizimit të provave shtesë, ka marrë vendim që të aprovojë pjesërisht ankesën e klubit, duke i lejuar KF Llapit zhvillimin e ndeshjes së radhës me praninë e tifozëve.

Me këtë rast, falënderojmë Komisionin e Ankesave – shkalla e dytë për shqyrtimin e drejtë dhe korrekt të ankesës sonë, duke vlerësuar në mënyrë profesionale provat dhe rrethanat reale të paraqitura nga klubi. Vlerësojmë faktin që vendimi është marrë mbi bazën e realitetit të ngjarjes dhe në përputhje me faktet e dëshmuara, duke dëshmuar një qasje të drejtë dhe të paanshme në trajtimin e rastit.

Pas këtij vendimi, ndeshja e nesërme ndaj FC Prishtina do të zhvillohet me praninë e shikuesve, andaj ftojmë tifozët tanë që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për ta mbështetur ekipin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Njëkohësisht, apelojmë tek të gjithë të pranishmit që të tregojnë kujdes maksimal në sjellje, të shmangin çdo veprim të palejuar, sidomos hedhjen e mjeteve në fushë  dhe të respektojnë kundërshtarin në frymën e fair-play-it.

Le të jetë kjo ndeshje një shembull i kulturës sportive, respektit dhe mbështetjes korrekte për ekipin tonë. Të krijojmë së bashku një atmosferë sportive ashtu siç i ka hije klubit tonë dhe futbollit kosovar, duke lënë që në fund fitues të jetë ekipi më i mirë në fushë.

Na duhet përkrahja juaj, por mbi të gjitha na duhet mbështetja juaj me dinjitet dhe sportivitet.
Së bashku për Llapin!”, t
huhet nga Llapi.



Read it all at Bota Sot