Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.
“Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet” thuhet në reagim zyrtar.