Derbi i “zjarrtë” në kryeqytet

- Bota Sot

Derbi i “zjarrtë” në kryeqytet

Java e 32-të e Abissnet Superiore do të nisë sot me 4 sfida të rëndësishme, të cilat janë të planifikuara për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme.

Egnatia do të presë në Rrogozhinë Flamurtarin, ndërsa Vllaznia luan në transfertë përballë Vorës, me të dyja ndeshjet që do të nisin në orën 16:00.

Tre orë më vonë, më konkretisht në 19:00 do të zbresin në fushën e lojës katër skuadra të tjera, mes të cilave spikat dhe derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Tiranës, si dhe ndeshja në Durrës mes Teutës dhe Elbasanit.

Përballje të rëndësishme që do të përcaktojnë shumë për garën që vijon të mbetet e hapur për vendet e Final Four si dhe për mbijetesën, ku distancat në pikë janë fare minimale.



Read it all at Bota Sot