Atletico dhe Sociedad kërkojnë historinë

- Bota Sot

Atletico dhe Sociedad kërkojnë historinë

Më 27 shtator 2025 plot 125 ekipe nga të gjitha kategoritë e futbollit spanjoll filluan udhëtimin e tyre drejt finales së madhe të Copa del Rey, e cila sot ul siparin në “Estadio de La Cartuja” në Sevilla.

Finalja e njërit prej trofeve më të rëndësishëm në kontinentit do të vendoset prej Atlético de Madrid dhe Real Sociedad. Vetëm njëra nga dy ekipet do të bëjë të vetin edicionin e 124-rt të kësaj kupe, e cila ka njohur 14 fitues të ndryshëm në historinë e saj.

Mes fitueseve janë emrat e të dy finalisteve të ditës së sotme. Atlético de Madrid krenohet me 10 triumfe në këtë kompeticion dhe të fundit e ka arritur në 2013 kur mposhti Real Madridin në “Santiago Bernabéu”. Ndërsa për ekipin e Real Sociedad sukseset në kupë janë tre.

Pas festës në në 1909, 1987 dhe 2020 (u luajt në 2021 për shkak të pandemisë) të besuarit e Pellegrino Matarazzo-s do të kërkojnë sot në mbrëmje të bëjnë një mrekulli.

Sa u përket skuadrave më fituese Barcelona mban vendin e parë 32 suksese. Katalanasit ndiqen nga Athletic Club me 24 tituj dhe Real Madrid me 20. Në vendin e katërt gjendet Atlético de Madrid me 10. Valencia plotëson 5 më të mirat, me 8 tituj kampionë.



Read it all at Bota Sot