Gjyqi për vdekjen e Maradonës, ish-mjeku personal mohon akuzat

- Bota Sot

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, ish-mjeku personal mohon akuzat

Në Argjentinë vazhdon procesi i ri gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradona, pasi i pari u anulua për shkak të një skandali me një gjyqtare. 7 punonjës shëndetësorë janë të pandehur, mes tyre neurokirurgu Leopoldo Luque, i cili, pothuajse në lot, dha versionin e tij në gjykatë.

“E doja, ishte mik imi”, – tha mjeku, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia, duke kundërshtuar autopsinë dhe shpallur pafajësinë:

“Më vjen shumë keq për vdekjen e tij, por nuk jam përgjegjës. U njohëm më 2016-2017. Krijuam një lidhje, sepse të dy u rritëm në lagje të varfra dhe luanim futboll në të njëjtat vende. Me kohën e pashë si njeri, por në fillim ishte Zot për mua”.

Sipas Luque, gjatë pandemisë gjendja e Maradonës u përkeqësua:

“Nuk dilte nga shtëpia, kishte probleme sentimentale e familjare, ishte i trishtuar. Pinte alkool. U përpoqa ta ndihmoja dhe ta çoja në terapi psikiatrike, por nisi të më refuzonte”.

Ai shtoi se ishte “i vetmi që këmbëngulte të mos kthehej në shtëpi”, nga frika se do rikthehej tek alkooli: “Doja të qëndronte më gjatë aty, por ai donte të largohej. Unë isha mjek për emergjenca, jo ai që vendoste gjithçka”.



Read it all at Bota Sot