Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sou, po kalon një moment fantastik, me fanellën e Rizesporit në elitën e futbollit turk, teksa mbrëmjen e djeshme gjeti rrugën e rrjetës ndaj Fernerbahçes, në duelin e zhvilluar në Stamboll që përfundoi në barazim 2 me 2.
Soue zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të, ndërkohë që Taliska dhe Akturkoglu përmbysën përkohësisht shifrat, teksa në minutën 90+8 ishte Sagnan, që shënoi për 2 me 2, në duelin ku titullar absolut ishte dhe Qazim Laçi.
Një barazim zhgënjyes ky për Fenerbahçen në shtëpi, teksa Ali Soue, po konfirmohet si një bomber i vërtetë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka shënuar 3 gola dhe 1 asist.
Në total në 28 javë ish-sulmuesi i Skënderbeut këtë edicion ka realizuar 6 gola dhe 4 asiste në 28 aktivizime.