Nico Paz po kalon një sezon fantastik në Serie A me skuadrën e Comos.
Me paraqitjet e tij, argjentinasi ka ngjallur interesim nga skuadrat e mëdha, ku sipas raportimeve të mediave, Real Madrid dëshiron rikthimin e tij dhe Inter kërkon ta transferoj gjatë verës.
Por Nico Paz ka hedhur poshtë këto raportimet, duke folur për të ardhmen e tij.
21-vjeçari ka mohuar një transferim te Interi dhe një rikthim të mundshëm te Reali, ku ka bërë të ditur se fokusi i tij është 100% te Como.
“Nuk ka pasur kurrë asgjë me Nerazzurrët. Një rikthim te Real Madrid? Nuk po mendoj për këtë tani; jam 100% i përqendruar te Como.
Po kalojmë një sezon të mirë; sinqerisht, nuk e prisnim të ishte kaq i mirë. Dua të jap gjithçka nga vetja, dhe pastaj do të shohim për të ardhmen.”, deklaroi Nico Paz në një intervistë për Sport Mediaset..