Shuhen gjasat e miqësores me Kosovën, Duka flet

- Bota Sot

Shuhen gjasat e miqësores me Kosovën, Duka flet

Së fundmi, është folur për një miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, megjithatë presidenti Armand Duka u shpreh se nuk është e vërtetë.

“Për të qenë i sinqertë, jo. Ajo që kemi nisur si projekt disa vite më parë, para Covid-it ishte një Kupë mbarëkombëtare, për të cilën përgatitëm edhe projektin financiar, që kërkon goxha mbështetje.

Të bësh një aktivitet në futboll sot shumë formal, nuk ngjall interes nëse nuk ke për çfarë luan. Benefite financiare apo sportive. Ky lloj kompeticioni nuk mund të ketë benefite sportive për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Kështu që e njëjta gjë është që të ketë stimuj financiarë. Që të ketë stimuj financiarë, duhet të ketë shikueshmëri, marketing etj. Projekti që ne patëm bërë, parashikonte që të stimulonte financiarisht çdo skuadër nga kategoritë e treta në Kosovë dhe në Shqipëri, të përballoheshin shpenzimet e udhëtimeve e akomodimeve. Fatura financiare ishte rreth 2 milionë euro në vit, gjë që nuk mund të përballohet vetëm nga ne, nga federatat.

E kemi çuar këtë propozim te të dyja qeveritë, nuk kemi pasur një përgjigje edhe për arsye të Covid-it dhe nuk e kemi riaktivizuar. Mendoj që duhet ta riaktivizojmë, por në këtë mënyrë.

Të bëjmë një aktivitet që klubet të kenë interes, klubet të luajnë me futbollistët më të mirë.

Sepse në një kupë pa interes, klubet mund të dërgojnë ekipin rezervë dhe aktiviteti nuk e arrin qëllimin”, deklaroi ai.



Read it all at Bota Sot