Menaxheri i lojtarit planifikon udhëtimin në Itali

- Bota Sot

Menaxheri i lojtarit planifikon udhëtimin në Itali

Vera e ardhshme do ta gjejë Levandovskin larg Barcelonës.

Lojtari polak ka në tryezë oferta nga Arabia Saudite dhe nga MLS-ja, të cilat i përgjigjen kërkesave të tij financiare.

Megjithatë, edhe pse në moshën 37-vjeçare, lojtari i njohur vazhdon të joshë klube elitare të Europës.

Igli Tare ka përveshur mëngët për të veshur kuqezi sulmuesin polak.

Mësohet se drejtori sportiv shqiptar ka nisur kontaktet për të gjetur një marrëveshje mes palëve.

Ndërkohë, Fabricio Romano bën me dije se menaxheri Zahavi ka planifikuar një udhëtim drejt Italisë.

Atje ai do të bisedojë me Taren dhe me drejtuesit e Juventusit, një tjetër klub i interesuar për shërbimet e Levandovskit, për të parë nëse do të jetë i mundur një transferim në Serinë A në merkaton e verës.



Read it all at Bota Sot