Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka uruar vashat e kombëtares U19 për suksesin që kanë arritur në Grupin B.
“Tjetër fitore për Dardanet U19.
Urime Kombëtares së Kosovës U19 triumfi 5:2 ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës B për kualifikimet e Evropianit.
Një rikthim i shkëlqyeshëm pas humbjes nga Lituania dhe një paraqitje me karakter të lartë pas disavantazhit fillestar në duelin e sotëm, për fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
Me 6 pikë të grumbulluara, Dardanet U19 tashmë presin me vëmendje epilogun e grupit dhe të gjithë kësaj faze kualifikuese.
Pavarësisht epilogut, ekipi i drejtuar nga Albina Rrahmani ka treguar potencial dhe shpirt gare që na bën krenarë të gjithëve.
Vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Ademi.