Shqiptari nga Kosova, i frikshëm për spanjollët

- Bota Sot

Shqiptari nga Kosova, i frikshëm për spanjollët

Futbollisti Vedat Muriqi ka shkruar historinë me Mallorca, duke thyer rekordin e legjendës Samuel Eto’o për numrin më të madh të golave të shënuar me fanellën e klubit.

Sulmuesi ka arritur kuotën e 55 golave me ekipin spanjoll, duke u konfirmuar si një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit.

Me këtë arritje, Muriqi tashmë konsiderohet një legjendë e Mallorcas, falë kontributit dhe paraqitjeve të tij vendimtare ndër vite.

Ndërkohë, klubi i Mallorcas ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një video të veçantë me të gjitha 55 golat e realizuar nga Muriqi me fanellën e tyre.



Read it all at Bota Sot