Lionel Messi ditë më parë është bërë pronar i skuadrës spanjolle, UE Cornella.
Ai do të marrë drejtimin e klubit menjëherë dhe të drejtojë drejt suksesit.
Cornella aktualisht luan në Divizionin e Tretë RFEF dhe po lufton për t’u kualifikuar për në fazën eliminatore të ngjitjes në kategorinë e dytë.
Por çfarë do të ndodh tutje me skuadrën pas blerjes nga Messi.
Sipas mediave spanjolle, argjentinasi synon të mbaj aktualisht stafin, por me kalimin e kohës ai do të sjellë njerëz të cilëve u beson në mënyrë implicite në pozicione kyçe, ndërkohë që do të promovojë gjithashtu një profesionalizëm më të madh në të gjitha fushat.
Një nga pikat kryesore të projektit do të jetë futbolli i të rinjve.
Messi është në dijeni se nga akademia e Cornella kanë dal disa futbollistë të njohur si Jordi Alba, David Raya, Keita Balde e Gerard Martin..