Merr fund makthi për Rrapajn

- Bota Sot

Merr fund makthi për Rrapajn

Merr fund makthi për Rrapajn, ekipi i ish-lojtarit të Partizanit trondit pretendentët për titull.

Arinaldo Rrapaj është rikthyer sot në fushë me Kolos Kovalivka.

Kështu ka marrë fund makthi i dëmtimit për të, që e mbajti jashtë fushës së blertë që nga muaji dhjetor.

Trajneri e aktivizoi në fundin e ndeshjes me LNZ Çerkazin.

Këto të fundit u tronditën, pasi humbën falë golit të shpejtë nga vendësit.

Rrapaj ka kontratë të vlefshme edhe për dy vite me klubin ukrainas. 24-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë, që luante me Partizanin në vitet e fundit.



Read it all at Bota Sot