Chivu e ironizoi në konferencë, Allegri reagon

- Bota Sot

Chivu e ironizoi në konferencë, Allegri reagon

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka zgjedhur të shmangë polemikat në prag të sfidës ndaj Hellas Verona, duke komentuar me tone pozitive deklaratat e kolegut të tij Cristian Chivu.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes Verona-Milan, Allegri u pyet lidhur me fjalët e Chivu, i cili kishte ironizuar objektivat e skuadrave të mëdha duke thënë se fokusi duhet të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe jo titulli.

Tekniku kuqezi zgjodhi një qasje diplomatike, duke vlerësuar fillimisht punën e trajnerit rumun: “Para së gjithash, atij duhen bërë komplimente sepse ka bërë një punë shumë të mirë.

Të fitosh titullin që në vitin e parë është një arsye e madhe krenarie.”

Më tej, Allegri theksoi se konteksti i deklaratës është i rëndësishëm, duke shmangur çdo përfshirje në debat: “Për pjesën tjetër, duhet parë në çfarë konteksti është thënë, por ai ka bërë një punë të shkëlqyer".



Read it all at Bota Sot