Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, e akuzoi lojtarin se shiti lojën për një lokal biznesi

- Bota Sot

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, e akuzoi lojtarin se shiti lojën për një lokal biznesi

Futbolli nuk do të ishte interesant pa akuza dhe pa prapaskena.

Një ngjarje interesante ku edhe sot përmendet në Bosnjë dhe Hercegovinë kur ishte selektor i saj Mirosllav Çiro Bllazheviqi. 

Trajneri i trajnerëve në Kroaci, Bllazheviqi, tani i ndjeri, ka qenë kryetrajner i Prishtinës së gjeneratës së artë në vitin 1985 në kohën e kapiteni Fadil Vokrri, pas një ndeshje Bosnje dhe Portugali drejtoi gishtin ndaj një futbollisti për shitje të lojës. 

“Ish-reprezentuesi i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zvjezdan Misimoviq, foli për një sërë çështjesh aktuale por edhe për akuzat se kishte ‘shitur’ një ndeshje të kombëtares, zbuloi se si erdhi deri te vendimi për të luajtur për Bosnjë dhe Hercegovinën”, - shkruan media boshnjake “Klix”.

“Kisha tashmë pasaportë boshnjake, ndërsa kishte probleme për ta marrë atë serbe.

Një herë, Hasan Salihamixhiq më pyeti në palestër, ndërsa po stërvitesha me ekipin e parë të FC Bayern Munih, nëse do të luaja për Bosnjë dhe Hercegovinën.

I thashë:

‘Pse jo’.

Ai më pas kontaktoi njerëzit nga Federata dhe gjithçka u zgjidh shpejt,” tregoi ai.

Ai kujtoi edhe një moment të vështirë nga karriera e tij, kur u përball me akuza të rënda nga selektori i atëhershëm.

“Kisha një dëmtim të rëndë në gju dhe nuk munda të luaja në ndeshjen e kthimit.

Pas ndeshjes, ai më akuzoi se e kisha shitur ndeshjen dhe se nga Milorad Dodik kisha marrë një lokal biznesi në Banjallukë. Këtë nuk munda ta pranoja”, tha ai.

Ai shtoi se më vonë, përmes miqve të përbashkët, mori një shpjegim se trajneri nuk e kishte menduar ashtu, por ishte ndikuar nga mediat.

“Pavarësisht gjithçkaje, kam respekt të madh për Mirosllav Blazheviqin. Në atë kohë gjendja në përfaqësuese ishte kaotike, ndërsa ai arriti ta ngrinte atmosferën në nivelin më të lartë,” tha Misimoviq.

Kujtojmë se Misimoviq mungoi në ndeshjen e kthimit të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, ndërsa vetëm tri ditë më vonë u paraqit për klubin e tij të atëhershëm, VfL Wolfsburg.

Pikërisht për këtë arsye, selektori i atëhershëm Mirosllav Blazheviq e akuzoi se kishte mashtruar shërbimin mjekësor të kombëtares së Bosnjë dhe Hercegovinës.



Read it all at Bota Sot