Besëlidhja dhe Sopoti "kyçin" pozitat dhe ngjiten në të Parën

- Bota Sot

Besëlidhja dhe Sopoti "kyçin" pozitat dhe ngjiten në të Parën

Kanë përfunduar 5 sfidat e grupit A të Kategorisë, e cila mbylli dhe javën e fundit të kampionatit.

Veleçiku ka mposhtur Erzenin në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa edhe Sopoti ka marrë një fitore bindëse me Gramshin në shifrat 3-0.

Në anën tjetër, Tërbuni i jep një goditje të fortë Basanisë duke e mposhtur minimalisht 1-0 në transfertë. Asnjë surprizë për Besëlidhjen e cila siguroi një javë më parë ngjitjen në të Parën, këtë herë duke fituar 2-0 në transfertën e Naftëtarit. Rezultat të thellë ka shënuar dhe sfida mes Luzi i Vogël dhe Adriatikut, me miqtë që mposhtën 6-0 kundërshtarin.

REZULTATET:

Veleçiku 3-1 Erzeni (Banushaj 50, 67, Shekaj 89/ Jata 14, )

Sopoti 3-0 Gramshi (Jargavani 27, 41, Tabaku 43)

Basania 0-1 Tërbuni (Zere 83)

Naftëtari 0-2 Besëlidhja (Hila 32, Raboshta 57)

Adriatiku 2012 0-6 Luz i Vogël 2008 (Gjoni 4, Saliu 14, 40, 42, Ocheje 58)



Read it all at Bota Sot